WWW ( World Wide Web)

View previous topic View next topic Go down

WWW ( World Wide Web)

Post  Xhafer on Sat Jan 02, 2010 1:51 am

Web(World Wide Web) ose WWW





Duhet të keni parasysh qe Web nuk është sinonim me internetin. Ato jane
dy gjera të ndryshme por shumë të lidhura me njera tjetren.

Interneti është një rrjet I madh kompiuterash qe lidh miliona e
miliona kompiutera në të gjithë boten. të cilet shkembejne informacione
të ndryshme ndermjet tyre duke perdorur protokolle të ndryshem. në baze
të tipit të informacioneve të shperndara, interneti ndahet dhe perdoret
për qellime ose sherbime të ndryshme si: Faqe interneti, e-mail, File
sharing etj...



Web është një menyre me ane të se ciles mund të shperndahet një
lloj informacioni në internet. Web është sherbimi kurse interneti është
transportuesi. Web është një prej sherbimeve kryesore të internetit.
Ashtu si E-Mail perdor strukturen e internetit për të shperndare posten
ashtu edhe Web perdor strukturen e internetit për qellimet e tij qe në
rastin konkret është shperndarja e faqeve web.

një analogji do të ishte me FAX-in. FAX perdor rrjetin telefonik
për të shperndare në të gjithë boten një lloj informazioni të caktuar.
Qe faksi të dergohet dhe të merret, në të dy anet duhet të kete aparate
të cilat jane në gjendje të interpretojne protokollin e FAX-it. Ashtu
edhe Web për të kryer funksionalitetin e tij në të dy anet e
komunikimit perdor dy “paisje”, Web Server nga njera ane i cili mban
faqet web dhe një browser nga ana tjeter i cili kerkon nga web server
keto faqe dhe ia shfaq perdoruesit. Web perdor protokollin http, një
prej gjuheve të folura në internet, për të transmetuar të dhena. Web
perdor browsera si Internet explorer ose Netscape për të marre
informacione të quajtura faqe web(web pages). Keto faqe web lidhen
ndermjet tyre me ane të hyperlinks. Faqet Web jane të formatuara(të
ndertuara) sipas një gjuhe qe quhet HTML.

Xhafer
Admin

Posts : 48
Join date : 2009-12-31

View user profile http://security-ks.forum0.net

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum