Si ta kontrollojmë kompjuterin nga një kompjuter tjetër?

View previous topic View next topic Go down

Si ta kontrollojmë kompjuterin nga një kompjuter tjetër?

Post  Xhafer on Sat Jan 02, 2010 1:32 pm

Vlen per ata qe kan Windows XP
Në versionin profesional të Windows XP nuk është nevoja të instalosh
asnjë program, sepse Windows vjen me programin Remote Desktop
Connection që të lejon ta përdorësh kompjuterin nga rrjeti, njësoj
sikur ta kishe përpara. Ndiq hapat në vazhdim për të pregatitur
kompjuterat dhe për të bërë lidhjen.


Në kompjuterin e shtë***ë

1. Krijo një llogari në kompjuterin e shtë***ë dhe vendosi një
fjalëkalim të mirë. Kjo është shumë e rëndësishme që të mos futen të
tjerët në kompjuterin tënd.

2. Aktivizo "Remote Desktop Connection"
- start > settings > control panel > system
- hap tabelën "remote"
- aktivizo opsionin "allow users to connect remotely to this computer"
- nëse llogaria që krijove në hapin 1 nuk është llogari administratori,
atëherë shtyp butonin "select remote users", shtyp butonin "add" dhe
shkruaj emrin e llogarisë. Administratorët e kompjuterit kanë leje
automatikisht. Tani kompjuteri është gati të pranojë lidhje nga rrjeti.


3. Gjej IP ose emrin e kompjuterit në rrjet
Nëse kompjuteri i shtë***ë ka lidhje të drejtpërdrejtë me internetin
(dmth IP publike), mënyra më e lehtë për të gjetur IP është duke hapur
faqen kliko ketu ....

Mënyrja tjetër për të gjetur IP është duke hapur start > run >
cmd dhe të shtypësh komandën ipconfig. Nëse kompjuterat që do lidhen
janë në të njëjtin rrjet lokal (zyre ose shtëpie), atëherë nuk është
nevoja e IP, por mjafton emri i kompjuterit. Emrin e gjen tek start
> settings > control panel > system > tabela "computer
name". Mbaje shënim IP dhe emrin e kompjuterit.


Në kompjuterin e zyrës (rrjet/internet)

4. Hap programin "Remote Desktop Connection". Në Windows XP e gjen tek
menuja [start > programs > accessories > communications >
remoted desktop connection] ose tek [start > run > mstsc]. Nëse
kompjuteri i zyrës nuk ka Windows XP, të duhet të shkarkosh "Remote
Desktop Client" nga faqja e Microsoft kliko ketu ...

5. Tek kutia e kompjuterit shkruaj IP ose emrin e kompjuterit që do të
kontrollosh (atë që mbajte shënim në hapin 3 më lart) dhe shtyp butonin
"connect" që të bëhet lidhja. Nëse çdo gjë shkon siç duhet, tani do
shikosh ekranin e kompjuterit të shtë***ë që do të kërkojë të
identifikohesh dhe pastaj mund ta përdorësh njësoj sikur të ishe në
shtëpi. Kur shkëput lidhjen, kompjuteri i shtë***ë kyçet dhe kompjuteri
qëndron ashtu siç e le. Kjo është gjë e mirë sepse mund të vësh një
program në punë dhe kur kthehesh në shtëpi e gjen të mbaruar punën.


Nëse lidhja dështon

1. Kontrollo që kompjuteri i shtë***ë është ndezur, është lidhur në
internet, dhe IP është e saktë. Shumica e lidhjeve të internetit
ofrojnë IP të ndryshme sa herë që lidhesh.

2. Nëse kompjuteri i shtë***ë lidhet në internet nëpërmjet një
kompjuteri tjetër ose një routeri, atëherë routeri duhet konfiguruar që
porta TCP: 3389 të jetë e hapur.

3. Nëse kompjuterat përdorin firewall, ndrysho konfiguracionin që të mos bllokojë portën TCP: 3389.

4. Shiko nëse janë hapur shërbimet e nevojshme.
- Hap start > run > services.msc
- Gjej shërbimet "terminal services" dhe "remote desktop help session
manager". Tek kolona "startup type" duhet të jenë "manual" ose
"automatic". Nëse do ta përdorësh shpesh programin, ndryshoji në
"automatic" që të bëhet pak më shpejt lidhja

Xhafer
Admin

Posts : 48
Join date : 2009-12-31

View user profile http://security-ks.forum0.net

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum