Qfarë është Wireles BitTorrent

View previous topic View next topic Go down

Qfarë është Wireles BitTorrent

Post  Xhafer on Sat Jan 02, 2010 5:43 am

BitTorrent
është një program file sharing (P2P) paisje për shperndarje të
skedareve e shkruar nga programuesi Bram Cohen. Me BitTorrent, skedarët
ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të
jene shperndare tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinen kërkuese.
Çdo peer përdorë lidhjen më të mirë deri të pjesët që i mungojne duke
ofrouar në të njejtën kohë ngarkim për pjeset që veq i ka shkarkuar.
Kjo metodë ka treguar rezultat veçanërisht në tregëtimin e skedareve të
mëdhenj sikur videot apo kodet burimore të softuerit. Në shkarkimin e
zakonshëm, kërkesat e larta shpiejnë deri të "fytet e pakalueshme" për
shkak të kufijve(caqeve) të serverit host. Me BitTorrent, kërkesa e
lartë në fakt do të shpejtoje tejçimin pasi që më shumë “farë” (ang.
seed) të dosjes së plote i ofrohen grupit. Cohen thotë që për skedar të
popullarizuar BitTorrent mund të përkrahë përafërsisht një mijë herë më
shumë shkarkime se HTTP.



Shperndarja e skedareve në BitTorrent....



BitTorrent e zvogelon ngarkesen e serverit,sepse perdoruesit
zakonisht e shkarkojne skedarin prej perdoruesve të tjere e jo
serverit.. Për të shperndare një skedar nepermjet BitTorrent-it,
perdoruesi krijon një skedar .torrent, skedare i vogel "tregues", i
cili permbane:



* Emrin e skedarit, madhesine, dhe hash-in e çdo blloku në skedare (i cili ndihmon për vertetesimin e identitetit të skedarit)

* Adresen e serverit “tracker” (qe do të diskutohet me poshte)



Skedari torrent pasatj mund të shperndahet tek perdoruesit e tjere
nepermjet emailit apo duke u vendosur në një uebsit. Pastaj hapet
Klienti BitTorrent qe ju lejon perdoreuesve të tjere të lidhen për të
filluar shkarkimin. Kur perdoruesit tjere e perfundojne shkarkmin, ata
mund të behen farezuesit (seeders) e rinj – duke u bërë keshtu edhe një
burim për skedarin në fjalë. një pasoje e kesaj menyre është se nese të
gjitha farët hiqen nga lidhja, skedari mund qe të mos ofrohet për
shkarkim, edhe pse skedari torrent mund të posedohet nga ju. Shkarkimi
me BitTorrent është i thjështë. Çdo person qe deshiron të shkarkoj
dosjen se pari e shkarkon torrentin dhe e hape ate me ndonje program
për klient BitTorrent. Skedari torrent i tregon klientit adresen e
percjellsit (tracker) i cili mban një liste të perdoruesve qe po
shkarkojne skedarin si dhe të gjitha vendet dhe pjeset ku ekziston
skedari. Për çdo burim të arritshem, klienti konsideron cilat blloqe
janë të arritshme dhe pastaj kerkon bllokun me të rralle qe nuk e ka.
Kjo e shton mundesine qe peers do të kene blloqe për të shkembyer. Posa
klienti të kete shkarkuar një bllok, ai e kontrollon ate për tu
siguruar se perputhet me çka skedari torrent thote se duhet të jete.
Pasatj fillon të kerkoj për dike për të ia dhene ate bllok. BitTorrent
ju ofron shkarkesen me të shpejtë personave qe ngarkojne me se shumti,
një veti e njohur si rezistence ndaj ushujzave, pasi diskurajojn
ushujzat (leechers) nga marrja e skedareve pa dhene aspak. Edhe pse
BitTorrent është protokoll i mirë për perdoruesit broadband, ai është
me pak i efektshem për lidhjet dialup, ku nderprerjet janë të shpejta.





Faqja zyrtare e BitTorrent






Kodi:
http://www.bittorrent.com/







Gjithashtu BitTorrent ka edhe një makine kerkimi sic është Google
por vetem për Torrente. Kete mund ta gjeni në adresen e meposhteme.







Kodi:
Kodi:
http://www.zoozle.org

Xhafer
Admin

Posts : 48
Join date : 2009-12-31

View user profile http://security-ks.forum0.net

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum