Si u krijua interneti

View previous topic View next topic Go down

Si u krijua interneti

Post  Xhafer on Sat Jan 02, 2010 4:13 am

Si shpikja më e madhe e njerëzimit pas rrotës e zjarrit, interneti po transformon gjithnjë e me tepër jetën e njeriut. Transformim, i cili për nga rëndësia e tij, po kthehet në një përdorim të domosdoshëm, që i ngjan kafesë së mëngjesit.

Kafe e cila mund të konsumohet në tavolinë i vetëm apo me miqtë e tu, por tani falë kësaj shpikjeje, me të gjithë botën. Interneti prej vitesh mundëson komunikim të shpejtë të individëve, organizatave,mediave, qofshin vizive apo të shkruara, duke u kthyer në enciklopedinë më të madhe të botës moderne.

Fillimet

Fillimet e internetit i përkasin viteve 60-të, si përpjekje e ushtrisë amerikane të lidhte me Rrjet / Network, bazat e saj nëpër Amerikë. Më pas filluan universitetet me njëra-tjetrën dhe më vonë, universitetet shërbyen si ISP për studentët dhe profesorët, kjo me qëllim të bëhej një shkëmbim sa më i madh informacioni. Rreth viteve 70-të filloi dhe komercializimi i internetit, por mund të dërgohej vetëm posta elektronike dhe në atë kohë ishte një shërbim tepër i kushtueshëm.

Si u krijua interneti

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "internet", rrjedh nga koha e Luftës së Ftohtë në vitet 60-të. Si iniciatorë të këtij rrjeti janë strukturat ushtarake të ShBA-së. Që në fillim të viteve ´60-të, ushtarakët amerikanë mendonin se si ti mbronin informacionet e tyre edhe në raste të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shikohej një rrjetë elektronike. Në këtë rrjetë duhej që të njëjtat të dhëna të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin nëpër kompjuterat që ndodheshin në distancë. Në rast të ndryshimeve tek këto të dhëna, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompjuterat e lidhur në atë rrjetë. Secili nga kompjuterat e lidhur duhet të komunikonte në disa lidhje me kompjuterat e tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundshme vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterat, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Por në vitin 1964, Forcat Ajrore të SHBA-së angazhojnë firmën RAND Corporation, për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizuar".

Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës i internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, vetë ideja për një "rrjetë të decentralizuar", ku mbajtja e të dhënave bëhet në formë paketash, mbeti një ide në letër. Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencor për ushtrinë amerikane, vendosi që më 1966-ën të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast, ideja për "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969, në rrjetin ARPA-net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë, në ARPA-net ishin të lidhur 40 llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë, ARPA-net ishte një rrjet i mbyllur. Nga ky rrjet i mbyllur, ARPA-net do të ndërtohej më vonë si rrjeti i internetit.

Në ditët e sotme

Në internet mund të komunikosh me këdo dhe nga kudo, mund të lexosh, mund të kulturohesh (ose të çkulturohesh nëse je pa mend), mund të informohesh, mund të blesh e të shesësh mallra e shërbime, mund të paguash faturat e shtëpisë e të biznesit, të paguash e të paguhesh, mund të botosh, të dëgjosh muzikë,të shohësh koncerte e filma, mund të bësh shkollë e trajnime profesionale me korrespondencë, e të tjera e të tjera;.. e pa fund gjëra të përditëshme nga jeta e çdokujt prej nesh.

Zhvillimi më i madh në këtë botë të re të teknologjisë së informacionit (IT) është bërë që nga fundi i viteve 1980-të e në vijim. Ashtu siç i duhej njeriut, një plug që e tërhiqte me qe, kuaj apo traktor, për të lëruar tokën, dhe më pas një laps e mjete të sofistikuara për të shkruar, ashtu edhe për internetin duhet të kesh një kompjuter dhe një lidhje, që të hysh në botën e madhe të cyberspace (kibernetikës). Nuk mund të mendohet përparimi i sotëm në botë, i palidhur me botën e kompjuterit e të IT-së.

Xhafer
Admin

Posts : 48
Join date : 2009-12-31

View user profile http://security-ks.forum0.net

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum